Dekoratorja amerikane Jade Janks u shpall fajtore për vrasjen e ish-njerkut të saj, i cili dyshohet se mbante fotot e saj nudo në kompjuterin e tij.
Një juri në Vista, Kaliforni, e dënoi dje gruan 39-vjeçare për vrasjen e 64-vjeçarit, Thomas Merriman edhe pse ajo mbajti pafajësinë e saj deri në fund.
Janks pohoi se vdekja e Merriman më 31 dhjetor 2020 ishte rezultat i shëndetit të tij të dobët dhe keqpërdorimit të ilaçeve, jo veprimeve të saj. Megjithatë, ajo pranoi se kishte zbuluar më shumë se 100 foto nudo të saj në kompjuterin e 64-vjeçarit, të cilat e kishin tmerruar.
“Nuk është aksident, është një vrasje me paramendim”, tha prokurori Jorge del Portillo gjatë procesit gjyqësor, me argumentet e prokurorisë që përfundimisht i bindën se 39-vjeçari e drogoi dhe më pas e mbyti Merriman.
Fotot e diskutueshme të Janks janë realizuar një dekadë më parë nga ajo dhe partneri i saj i atëhershëm. Është e paqartë se si 64-vjeçari fitoi akses në dosjet e saj personale. Në gjyq u zbulua se 64-vjeçari kishte vendosur një nga fotot nudo të 39-vjeçares si foto në desktop në kompjuterin e tij !
Sipas provave të paraqitura në gjyq, Janks zbuloi sekretin e ish njerkut të saj ndërsa pastronte shtëpinë e tij pasi ai u shtrua në spital. Prokuroria kishte siguruar disa mesazhe të 39-vjeçares dërguar personave të tjerë, ku ajo thoshte se do t’i jepte një dozë më të lartë droge.
Pas shpalljes së vendimit në rastin që ka tronditur Kaliforninë, avokati i Janks, përsëriti se nuk kishte "asnjë provë" që klientja e tij e mbyti njerkun, trupi i të cilit u gjet nën një grumbull kuti kartoni, në rrugicën përballë shtëpisë së tij më 2 janar 2021.