Policia e Kosovës: Nuk penguam autobusë me protestues serbë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.12.2022, 14:46

Duke filluar nga ora 12:00, serbë të shumtë u mblodhën sot në Rudarë në anën veriore të Kosovës.

Policia është deklaruar në lidhje me këtë protestë, ku është theksuar se ajo është përmbyllur në mënyrë të qetë.

Policia ka demantuar spekulimet e zyrtarëve serbë për gjoja pengimin e autobusëve në Shtërpce, që kishin për qëllim shkuarjen në protestë.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në sqarimin e Policisë thuhet se sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit