Një grua e cila u regjistrua duke i dhënë leje burrit të saj ushtar rus për të përdhunuar gratë ukrainase gjatë pushtimit të Vladimir Putin, është vendosur në listën e kërkimeve ndërkombëtare.
Gruaja që quhet Olga Bykovskaya, është vendosur në listat e kërkimit shtetëror, ndërshtetëror dhe ndërkombëtar nga autoritetet ukrainase. Ajo u hetua nga zyrtarët e zbatimit të ligjit pasi u zbulua se ajo ishte gruaja që udhëzonte burrin e saj të përdhunonte gratë ukrainase.
Veprimet e saj u konstatuan se shkelin nenin 27.2 të Konventës për Mbrojtjen e Popullsisë Civile në Kohë Lufte dhe Konventat e Gjenevës. Ajo përballet me një dënim me burg deri në 12 vjet dhe është zgjedhur masa parandaluese në formën e paraburgimit dhe mund të zbatohet pas arrestimit.
Në prill, forcat e sigurisë së Kievit publikuan një audio të një bisede midis një çifti, të cilët u identifikuan si Roman Bykovsky dhe gruaja e tij Olga Bykovskaya. Në regjistrim, gruaja dëgjohet duke i thënë burrit se ai ka lejen e saj për të përdhunuar gratë ukrainase ndërsa ai është në krye të detyrës me ushtrinë ruse.
Klipi audio i shpërndarë nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës me titullin: Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase.' Më pas dëgjohet zëri i një gruaje, që besohet të jetë Olga Bykovskaya: