Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku Vasil Bollano

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2022, 09:49

Është arrestuar ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano. 66-vjeçari ditën e djeshme duke drejtuar automjetin e tij tip "Benz" përplasi një 17-vjeçar i cili po lëvizte në këmbë.

17-vjeçari Elio Hamiti pavarësisht transportimit me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë nuk ka mundur të mbijetojë. Ish-kryebashkiaku Vasil Bollano akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen por ende nuk dihet dënimi që mund të marrë.

Njoftim i policisë Vlorë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë. Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit