Policët e zhvendosur nga veriu po trajtohen në shtëpitë e tyre

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.12.2022, 22:58

Pas njëmbëdhjetë ditësh të bllokuar në Jarinje dhe Leposaviq, nëntë policë të Kosovës janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Me ndihmën e KFOR-it, mbrëmjen e së martës ata me gjendje të keqësuar shëndetësore, janë zhvendosur nga këto dy lokacione, për shkak të sëmundjeve kronike me të cilat përballen disa prej tyre.

Ndërrimi i tyre me zyrtarë të tjerë ishte pamundësuar për shkak të barrikadimit të rrugëve në pjesën veriore të vendit.Policia ka konfirmuar për rtvdukagjini se gjendja e zyrtarëve policorë është stabile.“Policia e Kosovës, Drejtoria për Shërbime Shëndetësore e PK-së është kujdesur për trajtimin mjekësor të tyre, sipas nevojës së zyrtarëve policorë, ku pas trajtimit të nevojshëm të njëjtit janë dërguar në shtëpitë e tyre.

Vlen të potencohet se zyrtarët policorë janë në gjendje stabile shëndetësore dhe sipas nevojës Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore do të vazhdojë të kujdeset për ofrimin e përkujdesit mjekësor, përfshirë edhe ofrimin e nevojshëm të medikamenteve mjekësore”.

Gjashtë nga policët e zhvendosur janë burra, kurse tri prej tyre gra.

E, në mesin e tyre, sipas Sindikatës së Policisë, ka pasur pjesëtar të vjetër deri në 60-vjeç.

Sikur të ishte në fuqi ligji i shumë përfolur me vite për pensionimin e parakohshëm, kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri thotë se pjesëtarët e moshës së shtyrë do të pensionoheshin në moshën 55-vjeçare.

“Puna në Polici është punë pak më specifike, do një moshë më të re, një përgatitje më të mirë. Jo që kemi policë të papërgatitur, i kemi edhe ata të moshave të shtyra shumicën prej tyre të përgatitur, por në realitet nuk do të ndodhte kjo, që të detyrohemi apo të kemi policë me sëmundje kronike dhe kjo do të rregullohej me këtë ligj edhe për një pension ndoshta invalidor apo pension të parakohshëm”, ka thënë ai.

Aktualisht një projektligj të tillë e ka iniciuar opozita në Kuvend.

Por, pushteti refuzon ta mbështetë atë me arsyetimin se nuk është i buxhetuar dhe kalkuluar mirë.

“Është mirë që nëse vërtetë mendojnë që të ecet përpara sa më shpejt edhe me ligjin për pensionimin e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit policor, atëherë është mirë që të dakordohen dhe ta mbështesin këtë nismë legjislative, apo këtë marrëveshje ndërkombëtare e cila do t’i hapte rrugë pastaj komplet reformimit të skemave sociale dhe pensionale”, ka thënë ai.

Me moshën mesatare prej 47 vjeç të pjesëtarëve të saj, Policia e Kosovës vlerësohet se po shkon drejt plakjes.

Andaj, vlerësohet i domosdoshëm miratimi i projektligjin që parasheh pensionimin e policëve në moshën 55-vjeçare, nga 65-vjeç sa është aktualisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit