Elio Hamiti është 17-vjeçari i cili është aksidentuar mbrëmjen e sotme nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.
17-vjeçari i cili u shtrua në gjendje të kome në spitalin e Vlorës mësohet se është nisur drejt Tiranë për mjekim të specializuar.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara. Teksa Bollano po lëvizte me mjetin e tij tip "Benz" ka përplasur 17-vjeçarin i cili ishte duke ecur në këmbë.
Aktualisht ish-kryebashkiaku Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme