Gjykata supreme e Nepalit ka urdhëruar lirimin e vrasësit serial francez Charles Sobhraj, i njohur si "Gjarpri", i cili vrau turistët perëndimorë që udhëtonin në Azinë jugore në vitet 1970. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të një amerikani.
Sobhraj, i cili ka nënshtetësi franceze dhe është me origjinë indiane, ka qenë i lidhur me vrasjen e 20 turistëve të huaj në Tajlandë, Nepal dhe Indi. Thuhet se ai i ka joshur ata përpara se t'i drogonte, grabiste dhe vriste.
Sobhraj u kap nga autoritetet në Indi dhe kreu një dënim me dy dekada burg nga viti 1976. Megjithatë, periudha e tij pas hekurave në Delhi ishte një periudhë luksoze. Sobhraj korruptoi rojet me gurë të çmuar dhe shuma të mëdha parash dhe u dha intervista të forta gazetarëve perëndimorë, në të cilat ai do të përshkruante vrasjet dhe krimet e tij në detaje.
Në vitin 1986, ai arriti të arratisej për pak kohë duke bërë një festë ku drogoi rojet. Policia përfundimisht e kapi atë në Goa dhe ai u kthye në burg.