Prestigjozja “The Guardian” është nën sulm kibernetik, të cilin kompania e përshkruan si tejet të rëndë dhe duket se kërkohet shpërblim.
Në një artikull të gjatë ajo sqaron se sulmi filloi pak orë më parë dhe ka prekur një pjesë të infrastrukturës së rrjetit të “The Guardian”. Si pasojë e këtij sulmi shumë gazetarë u desh të punonin nga shtëpia.
Megjithëse kishte probleme nga sulmi, aksesi në internet i faqes nuk u pengua asnjëherë. Kompania beson se nuk do të ketë asnjë problem për të nxjerrë gazetën e së enjtes.
Sulmet e këtij lloji kanë qenë të zakonshme vitet e fundit në mediat në mbarë botën me aktorë hakerë, por edhe shtete.