Antimafia kap trafikantët shqiptarë/ Sekuestrohet mbi 15 mln euro drogë. Zbardhet skema e transportit nga Shqipëria në Itali

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.12.2022, 17:54

Antimafia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali dhe si rezultat i operacionit janë arrestuar 9 italianë dhe 5 shtetas shqiptarë.

Hetimi, i cili kishte filluar që në maj 2016, bëri të mundur sekuestrimin e mbi 2,300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë, vlera e së cilës llogaritet në mbi 15 milionë euro.

Në mars të vitit 2018 u godit një tjetër organizatë që vepronte në Bari dhe provincat e tij, por edhe në Shqipëri, Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo. Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puliane, të bënin transferimin e drogës në ‘aksin’ Shqipëri-Puglia.

Furnizimi me drogë bëhej nga Shqipëria përmes detit me varka të vogla. Në zbarkim ndihmonin organizatat puliane, të cilat kishin vendosur depo në Bari.

Pikërisht në lagjen Carrassi të Barit, Antimafia italiane kishte lokalizuar një depo për magazinimin e drogës dhe identifikoi një shtetas shqiptar që konsiderohej në krye të njërës prej dy organizatave kriminale.

Hetimet, të kryera me ndihmën e përgjimeve telefonike, videoregjistrimeve dhe shërbimeve të vëzhgimit e kontrollit, kishin bërë të mundur, arrestimin në det të dy kontrabandistëve nga Shqipëria me mbi një ton drogë, një trafikant italian me mbi një mijë kilogram marihuanë, dy trafikantë italianë me 13 kilogramë drogë me destinacion Salerno dhe Tortoreto, si dhe dy trafikantë shqiptarë me 8 kilogramë drogë në Scicli. Po ashtu identifikuan një tjetër depo në Mola di Bari me mbi 50 kilogramë drogë, përfshirë një bllok kokainë të pastër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit