Një numër i madh mjekësh i shkruajnë me nxitim recetat e barnave, duke e bërë gati të pamundur që pacientët e tyre të kuptojnë se çfarë shkruajn. Ky problem ka ekzistuar për dekada dhe shumë firma teknologjike janë përpjekur ta zgjidhin atë me pak ose aspak sukses.
Por tani Google po përpiqet t'i përkthejë këto tekste të pakuptueshme. Gjigandi i kërkimit njoftoi në konferencën e tij vjetore në Indi të hënën se po punon me farmacistët për të eksploruar mënyra për të deshifruar shkrimin e dorës së mjekëve. Funksioni, aktualisht një prototip kërkimor dhe ende jo i gatshëm për publikun, i lejon përdoruesit ose të bëjnë një fotografi të recetës ose të ngarkojnë një nga galeria e fotografive. Pasi imazhi të përpunohet, aplikacioni zbulon dhe nxjerr në pah ilaçet e shkruara në recetë.
Kompania në një deklaratë tha: