“Dëshira ime është që ta zhvilloj pronën time”/ Çfarë deklaroi 5 ditë pas shembjes së Teatrit Shkëlqim Fusha?!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 21.12.2022, 16:49

Ndërtimin e kullave në truallin pas Teatrit Kombëtar, dy vite më parë, Shkëlqim Fusha e cilësonte si ëndrrën e tij. Ishte ky biznesmen i cili kërkoi që në truallin e Teatrit Kombëtar të ngrihej një teatër i ri dhe një kompleks pallatesh, duke e quajtur këtë truall si gjerdani i fundit i pazbukuruar i qendrës së Tiranës. Pesë ditë pas shembjes së Teatrit, Shkëlqim Fusha nuk e fsheh për asnjë moment dëshirën e tij për të ndërtuar.

"Ëndrra ime është e njëjtë me të parën. është projekti i Bjarkut, ishte i përgjithshëm, multifunksional. Nuk ishte vetëm teatri, trualli ishte i studiuar i gjithi në të 4 anët e rrugës. Dëshira ime ajo është që ta zhvilloj pronën time. Dhe në varësi të nevojës, në varësi të rakordimit me studimin, jo kështu…kuturu. Prandaj ishte bërë që të bëhej studimi në një dorë. Tek pjesa ime patjetër që do qëndroj." – deklaronte asokohe Fusha.

Biznesmeni madje i fali dhe projektin e Teatrit Erion Veliajt. Interesimi i tij dukej vetëm për kullat dhe truallin.

“Projekt-ideja është bërë nga Bjarku dhe porositur nga ne, është e paguar nga ne te Bjarku dhe ne nuk na duhet më, në fund fare mund t’ia dhurojmë bashkisë. Po, u kam premtuar, është e tyre"-deklaroi Shkëlqim Fusha.

Punimet e Teatrit të ri kanë niisur zyrtarisht këtë të mërkur. Por a do të ndërtohet vetëm Teatri në truallin e rrafshuar. Kjo përgjigjie nuk ka dal ende nga goja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që përuruan nisjen e ndërtimeve. Por çfarë planesh kishte Fusha asokohe?

"Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë. Kur u nxeh arena politike, u larguam 100% nga Teatri. Nuk e preknim asnjë centimetër. Zhvillimi privat bëhesh në zonën tokë-Bashki dhe tokë private.” – deklaronte biznesmeni.

Të pranishëm sot në ceremoninë e hapjes së punimeve për Teatrin ishin edhe disa nga aktorët që firmosën shëmbjen e godinës 80-vjeçare. Ata u falenderuan asokohe edhe nga Shkëlqim Fusha por edhe sot nga Rama e Veliaj.

"I falenderoj ata që bashkëpunuan, por kur filluan të zgjeronin kërkesat, më prishej bilanci ekonomik.”- shprehej Fusha.

Me nisjen e punimeve pyetja që ngrihet është nëse pas Teatrit Kombëtar do të shfaqet edhe Shkëlqim Fusha me kullat aq të lakumuara nga ai?! Qendra e Tiranës është kthyer në gropa të mëdha ndërtimi, ku zona e Teatrit ishte e vetmja e paprekur, por që nga kjo e mërkurë, nuk do të jetëm më një kujtim historik i kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit