“Në Grudë të Re të Shkodrës, persona të armatosur nuk lënë banorët të dalin nga shtëpitë”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 21.12.2022, 14:38

Disa media lokale në Shkodër, por edhe shumë qytetarë në redaksinë e JOQ ALBANIA, po raportojnë se në zonën e Grudës së Re, po lëvizin disa persona me armë.

Siç shkruajnë qytetarët dhe mediat, këta persona po terrorizojnë banorët dhe nuk dihet se cili është qëllimi i tyre.

Sipas raportimeve, personat e armatosur, përveç se nuk lënë banorët të dalin pas orës 20.00, nëse shohin ndonjë makinë të kalojë, e paralajmërojnë sërish.

Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë po ndodh në të vërtetë. Policia nuk ka asnjë reagim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit