Në orët e paradites është gjetur një trup i pajetë në hyrje të Teatrit Kombëtarë në Shkup.
Nga policia konfirmojnë rastin duke njoftuar se bëhet fjalë për 51 vjeçarin N.S., për të cilin akoma nuk dihen rrethanat që e kanë shkaktuar vdekjen e tij.
Trupi është dërguar tek mjekësia ligjore për autopsi.
“Më 21.12.2022 në orën 10:03 minuta nga ndihma e shpejtë kanë paraqitur se në kej “Dimitar Vllahov” hyrja e Teatrit Kombëtar ka ndërruar jetë një person me iniciale N.S. 51 vjeçar, nga Shkupi. Sipas direktivave të prokurorit publik, trupi është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi”