Ai duhet të paguajë dëmshpërblim në vlerë prej 1.2 milionë CHF, kompensim prej 50,000 CHF dhe dëbohet nga vendi për 10 vjetVajza, atëbotë 16-vjeçare, e kishte takuar personin që atëherë ishte 22 vjeç, përmes një aplikacioni chat.
Në muajt në vijim, ai që konisiderohej si i dashur i saj, e detyronte të miturën të kryente prostitucion pothuajse çdo ditë, transmeton albinfo.ch.Nga vera e vitit 2016 deri në janar 2018, ai i caktonte klientët, prodhonte foto dhe video dhe mblidhte të ardhurat nga prostituimi i saj. E gjithë kjo është vërtetuar, thotë Gjykata e Qarkut Bucheggberg-Wasseramt (Solothurn).Adoleshentja u detyrua të kryente praktika të ndryshme seksuale dhe të bënte seks të pambrojtur, shkruan srf.ch. Ajo po ashtu duhej të plotësonte edhe nevojat e “të dashurit” të saj.Për gjykatën del e qartë se ai kishte vepruar sipas “skemës (mashtruese) së të dashurit”.
Adoleshentja ishte e pambrojtur, thanë prokurorët gjatë ditës së procesit gjyqësor.Ai e kishte bërë të renë të varur emocionalisht dhe të shfrytëzuar prej muajsh.
Ajo kishte provuar të mbrohej, të kundërshtonte, por “i dashuri” ishte përpjekur të ngjallte simpatinë e saj.Ai i kishte thënë asaj se ata kishin nevojë për para për një të ardhme të përbashkët, përcjell albinfo.ch. Vajzës i ishte dashur të punonte për të edhe pas vdekjes së papritur të nënës së saj, madje, edhe ditën e varrimit. Gjykata i konsideron fakte edhe këto pika të aktakuzës. “Ju e keni çuar atë në prostitucion, e keni mbajtur aty dhe keni siguruar jetesë shumë të mirë, prej saj”, tha një gjykatës kur u shpall vendimi.
Gjykata e ka shpallur viktimën të besueshme. Përveç dënimit me burg, Gjykata e Qarkut i ka shqiptuar atij detyrimin për dëmshpërblim në vlerë prej 1.2 milionë CHF dhe kompensim prej 50,000 CHF. Gjithashtu, shkelësi do të dëbohet nga vendi për 10 vjet.Në seancën e së premtes, mbrojtja kishte kërkuar shpalljen e pafajësisë për kosovarin. I pandehuri kishte thënë se kërkonte një gjykim të drejtë. Kur u shpall vendimi, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut Solothurn tha: “Ju kërkuat drejtësi, ky është një gjykim i drejtë”.
Sipas urdhrit të gjyqtarit, 28-vjeçari duhet të qëndrojë në paraburgim. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm. Mund të kalohet në shkallën tjetër.Kjo është pikërisht ajo që mbrojtësi synon të bëjë, tha ai për SRF. Ai ende është në pritje të arsyetimit me shkrim të aktgjykimit.