Ulet përdorimi i qeseve të plastikës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.12.2022, 10:45

Për dhjetë herë është ulur përdorimi i qeseve të plastikës brenda një viti në Maqedoninë e Veriut.

Ulja e përdorimit të qeseve të plastikës është rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi.

Organizatat që në fokus kanë ambientin jetësorë thonë se ligji në fjalë ka dhënë rezultate me faktin që është ulur përdorimi i qeseve të plastikës. Ato shtojnë se ende mbetet punë për sa i përket vetëdijesimit të qytetarëve për të hequr dorë nga këto qese jo për shkak çmimit, por për shkak të dëmit që i shkaktojnë natyrës.

“Në bazë të analizave që i kemi realizuar më herët, rreth pesë mijë tonelata mbeturina shkaktohen nga qeset e plastikës, dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë, tani kemi vetëm rreth 50 tonelata mbeturina nga qeset e plastikës. Kjo tregon se qytetarët zhvillojnë shprehi të shëndosha ekologjike, mbase për shkak të detyrimit se duhet paguar, megjithëse do të doja që më shumë kjo të jetë për mbrojtjen natyrës”, thotë Borçe Kuzmanovski, nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor “Eko Svest”.

Ambientalistët theksojnë se afaristët, për të mos i humbur blerësit, i shmangen ligjit duke dhënë qese pa doreza.

“Problemi u paraqit tek ambalazhimi i pemëve dhe perimeve, me ç`rast pas hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave për një kohë të shkurtër u përdorën qese të letrës dhe menjëherë pas kësaj filloi të bishtnohet ligji në fjalë, ashtu që u kthyen qeset e plastikës, megjithëse atyre u priten dorezat dhe kjo ua bëri më të lehtë qytetarëve që të marrin qese, por mos t’i paguajnë”, thotë Snezhana Vasilevska, aktiviste për mbrojtjen e ambientit jetësor,raporton rel.Me hyrjen në fuqi të Ligjit për menaxhimin e ambalazheve në Maqedoninë e Veriut nga 1 dhjetori i vitit 2021, qytetarët për t’u shërbyer me një qese plastike të biodegradueshme në dyqan apo ambientet e ndryshme afariste, duhet të paguajnë 15 denarë (rreth 25 centë), qese këto që mund të riciklohen.

Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se nga shitja e qeseve të biodegradueshme të plastikës deri në fund të vitit pritet të grumbullohen dy milionë euro, mjete këto që do të destinohen në projekte për menaxhimin e mbeturinave.

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ka theksuar se mjetet e grumbulluara nga shitja e qeseve të plastikës me përbërje biodegraduese, do të destinohen në projekte për menaxhimin më efikas të mbeturinave.

“Programi parashikon financimin e blerjes së 5.000 kontejnerëve dhe mjeteve për seleksionimin e mbeturinave për familjet, të cilat do t’i ndihmojnë komunat të sigurojnë kushte për ngritjen e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Do të përdoret një metodologji e veçantë, gjegjësisht kusht do të jetë që komunat të kenë nënshkruar marrëveshje me trajtuesit kolektivë të mbeturinave”, ka thënë Nuredini.

Por, prodhuesit e qeseve të plastikës ankohen se Ligji për menaxhimin e mbeturinave që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës, ua ka vënë drynin më shumë se gjysmës së kompanive me këtë veprimtari.

“Ishin 34 kompani në mbarë vendin, 20 prej të cilave u mbyllën. Ato që mbetën, po luftojnë për të ekzistuar – të sigurojnë pagat e punëtorëve me aq pak porosi që marrim. Gjithkund investohet në riciklim, vetëm te ne menaxhimi i mbeturinave u zgjodh me ndalesën e plotë të qeseve të plastikës”, thotë Aleksandar Borozan, pronar i një kompanie për prodhimin e qeseve të plastikës.

Por, ambientalistët theksojnë se procesi i riciklimit është shumë i kushtueshëm dhe se Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet për të investuar në këtë proces, andaj zgjidhja më e mirë mbetet ndalesa e plotë e përdorimit të qeseve të plastikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit