“Krijonin” çdo dokument të mundshëm, bien në pranga tre falsifikuesit në Tiranë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.12.2022, 10:17

Tre shtetas, banues në Tiranë janë arrestuar së fundmi nën akuzat se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme shtetërore. Gjatë zhvillimit të operacionit koduar “Falsifikimi” janë vënë nëpranga shtetasit G.Xh., 64 vjeç, A.B., 59 vjeç dhe Sh.B., 59 vjeç.

Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga ambientet ku këta shtetas zhvillonin aktivitetin e tyre, policia sekuestroi si provë materiale skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit