Sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se 2023-shi do të jetë më “përvëluesi”!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.12.2022, 08:44

Rekordin e nxehtësisë e mban 2016-ta, viti kur një model klimatik i “El Ninjos” në Paqësor, i ngriti temperaturat përtej paralajmërimeve të trendeve te ngrohjes globale.

Ndërkohë sinoptikanët në Mbretërinë e Bashkuar mendojnë se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.

Kreu i parashikimeve pranë këtij institucioni, profesor Adam Scaife, shprehet se “pa një El Nino të mëparshëm për të rritur temperaturën globale, 2023-shi mund të mos e thyeje rekordin.

2023-shi tani llogaritet të jetë rreth 1.2 gradë Celsius mbi atë që ishte përpara se aktiviteti njerëzor të fillonte të nxiste ndryshimet klimatike, thotë Met Office.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit