Shifrat e Eurostat, rreth 110 mijë shqiptarë jetojnë në Francë e Gjermani, gati trefishim nga 2015-a

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.12.2022, 08:12

Gjermania dhe Franca janë bërë dy shtetet më të preferuara të shqiptarëve që po ikin në Europë gjatë viteve të fundit në ciklin e ri të emigracionit, duke zënë vendin e Italisë dhe Greqisë që pas viteve ’90 ishin dy shtetet që pritën fluksin më të lartë të emigrantëve.

Eurostat ka publikuar të dhënat për popullsinë me shtetësi shqiptare që jeton në shtetet e Bashkimit Europian për vitin 2021. Duke qenë se të dhënat për Greqinë mungojnë nuk mund të jepet shifra totale e shtetasve shqiptarë që jetojnë në gjithë Bashkimin Europian.

Sipas Monitor, nga të dhënat e dsponueshme, Italia është shteti kryesor, me 433 mijë shqiptarë. Nga vlerësimet e mëparshme numri i atyre që jetojnë në Greqi është në të njëjtat nivele si në Itali, apo dhe më i lartë. Nga të dhënat e Eurostat konstatohet se 5-6 vitet e fundit Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritjen më të shpejtë të popullsisë shqiptare, ndërsa në Itali tendenca ka qenë në rënie.

Në vitin 2021, popullsia shqiptare e regjistruar në Gjermani ishte gati 77 mijë persona, apo gati tre herë më e lartë se në 2015-n, përpara se të rifillonte cikli i ri i emigracionit. Në Francë, numri i shtetasve të regjistruar ka arritur në 33 mijë persona, pothuajse me trefishim në krahasim me 2015-n. Në të dy këto shtete së bashku tashmë jetojnë rreth 110 mijë shtetas shqiptarë të regjistruar.

Gjermania është shteti i tretë me numrin më të madh të shtetasve shqiptarë, pas Italisë e Greqisë, ndërsa Franca e katërta. Pas tyre renditet Belgjika me rreth 7 mijë, Suedia me rreth 6 mijë, Zvicra me gati 3 mijë. Ndërkohë mungojnë të dhënat edhe për Spanjën.

Për të gjitha shtetet që raportohen të dhënat, popullsia shqiptare që jeton në to ishte 570 mijë në fund të vitit 2021, por siç u theksua mungojnë të dhënat për Greqinë, që është një shtet i rëndësishëm sa i përket numrit të shqiptarëve që jetojnë në të.

Të dhëna të tjera të Eurostat për lejet e qëndrimit, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, deri në vitin 2021, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit