Del jashtë kontrollit festa në Argjentinë, Messi me shokë evakuohen me helikopter

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2022, 00:41

Kaosi ka mbërthyer rrugët e Buenos Aires, Argjentinë, ndërsa kampionët e Kupës së Botës mbajtën paradën e tyre të fitores. Teksa ekipi parakalonte gjërat dolën aq jashtë kontrollit, sa lojtarët duhej të evakuoheshin nga festa me helikopter.

Pasi fitores së Kupës së Botës ekipi i Argjentinës u ndesh me miliona tifozë që kishin dalë në rrugë për të festuar fitoren, e para që nga viti 1986 dhe e treta në përgjithësi.

Tifozët ishin të entuziazmuar që skuadra e futbollit mund ta quante veten edhe një herë kampionët e botës dhe kjo u shfaq gjatë gjithë paradës. Kishte aq shumë njerëz në rrugë saqë festimet duhej të ndërpriteshin dhe lojtarët e Argjentinës duhej të braktisnin autobusët e ekipit të tyre dhe të largoheshin me helikopter.

Një video e postuar në mediat sociale tregon momentin kur dy tifozë u përpoqën të hidheshin në autobusin e ekipit të Argjentinës duke rrezikuar sigurinë e skuadrës dhe të tjerëve.

Incidente të tilla me tifozët bënë që ekipi ta linte festën në gjysmë dhe të largoheshin me helikopter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit