Vrasja e 3 shtetasve shqiptarë brenda pak ditësh në Athinë dhe Tiranë ka dyshime se lidhet kartelet e ashpra të trafikantëve shqiptarë të drogës.
Autoritetet greke janë në kërkim të autorit që të dielën pasdite vrau dy shtetas shqiptarë, një 42-vjeçar dhe mikun e tij 44-vjeçar në një kafene në Nea Smyrna.
Autoritetet, sipas mediave greke, po shqyrtojnë nëse vrasja në Nea Smyrna ka lidhje me një tjetër në Shqipëri, atë të 49-vjeçarit Edmond Papa. Ka dyshime se autori është i njëjti person me atë të Nea Smyrni, pasi trupi dhe mënyra e të vepruarit janë saktësisht të njëjta. Sipas hetimeve të policisë duket se cikli i gjakut ka nisur kur kanë humbur 700 kg drogë.
Sipas informacioneve ekskluzive të Mega-s, pas vrasjeve të dyfishta në Nea Smyrna është zhdukur një person me origjinë shqiptare, i quajtur Leonardo. Shqiptari duket se ka pasur marrëdhënie të ngushta me dy të vdekurit. Ekziston një shqetësim i fortë se cikli i gjakut ende nuk është mbyllur dhe se vrasje të tjera mund të ndodhin.