Pasditen e datës 18 dhjetor, policia italiane në Duino-Aurisina, gjatë një shërbimi normal kontrolli, ka ushtruar kontroll tek personat në një autobus të nisur për në Shqipëri.
Në bordin e autobusit, efektivët konstatuan prezencën e një shtetasi shqiptar të lindur në vitin 1991, i cili po tentonte të largohej nga Italia për t'i shpëtuar kapjes.
I riu, i cili i përkiste një bande të dedikuar për importimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike si “kokaina”, ishte në kërkim nga Autoriteti Gjyqësor i Breshias, pasi ndaj tij kishte lëshuar masën e sigurisë arrest me burg. Pas hetimeve të kryera, shqiptari u dërgua në burgun Coroneo, në Trieste, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.