Dy shtetas shqiptarë janë vrarë të dielën në Greqi ndërsa të premten në Tiranë u ekzekutua Edmond Pepa.
Mediat greke janë të bindura se vrasjet e 3 shqiptarëve kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe me humbjen e 700 kilogramëve kanabis sativa.
Autoritetet greke kanë njoftuar se objektivi i vrasjes në Greqi ishte 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, i cili është shok i Edmond Papës, i vrarë në Tiranë. Sipas tyre autori thuhet se është i njëjti person në të dyja ngjarjet.
Dy viktimat e ngjarjes në Greqi sipas dëshmive, njiheshin në zonë pasi janë ndër personat që ruanin dyqanet. Në bazë të mënyrës së veprimit, dyshimet janë se vrasësi është profesionist. Nga pamjet e kamerave, hetuesit kanë dyshime se autori i vrasjes së 3 shqiptarëve mund të jetë i njëjti person, kjo në bazë të trupit dhe mënyrës së veprimit.
Sipas raporteve të mjekësisë ligjore, 44-vjeçari Armando Organja ka vdekur nga ataku kardiak dhe jo nga plumbat. Ndërsa 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, i cili dyshohej se ishte objektivi i këtij sulmi, u qëllua në kokë dhe ndërroi jetë.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një 31-vjeçare e cila ishte ulur me kurriz në lokalin ku ndodhi ngjarja.