Ikona e popit, Justin Bieber, ka nisur një sulm ndaj firmës ‘H&M’, duke e akuzuar atë për shitjen e veshjeve që e shfaqin atë pa miratimin e tij.
“Mallrat e H&M që janë bërë me mua janë mbeturina dhe unë nuk e kam aprovuar atë”, shkroi Bieber në një instastory dhe u kërkoi fansave të mos i blinin.
Veshjet nga koleksioni H&M përfshijnë xhup, bluza dhe kapuç me imazhin, tekstet dhe markën e Bieber-it.
“Unë nuk aprovova asnjë nga fotot që ata vendosën në H&M”, ka shkruar Bieber dhe ka siguruar se gjithçka është bërë pa miratimin e tij, ndërsa një zëdhënës i H&M tha se kompania ndoqi proceset e duhura të miratimit për nxjerrjen në treg të këtyre veshjeve.