Kapiteni i skuadrës së Argjentinës, Lionel Messi ishte lojtari i parë i skuadrës që mbajti në duar trofeun e Kupës së Botës. Megjithatë, ka pasur të tjerë që kanë dashur të prekin trofeun dhe të jenë pjesë e momentit historik.
Njëri prej tyre ishte kuzhinieri turk Nusret Gokce, i njohur si 'Salt Bae', i cili zemëroi tifozët e futbollit, pasi ndërpreu festimet e Kupës së Botës dhe u fut në fushë për të bërë foto.
Ai i postoi fotot në rrjetet e tij sociale dhe shihet duke mbajtur trofeun i vetëm, duke pozuar me lojtarët e Argjentinës dhe duke kafshuar disa nga medaljet e kampionëve. Madje shihet duke ngacmuar Lionel Messin për një foto, megjithatë, lojtari e injoroi dhe vazhdoi të përqafonte shokët e tij të skuadrës.
Fotot i shqetësuan tifozët, të cilët janë në dyshime se përse u lejua të mbante trofeun dhe të hynte në fushë.
Një përdorues tha: “Salt Bae nuk duhet të prekë kupën. Ti nuk je kampion”.
Një tjetër komentoi: “Pse po e mbani dhe pse jeni në fushë? Nuk duhet të jesh aty. Ky moment u takon lojtarëve që kanë punuar shumë”.
Një i tretë shkroi: "Unë po ju heq follow-in. Nuk duhet të jesh në fushë dhe të prekësh trofeun. Ti thjesht po kërkon vëmendje”.
Fcking absurd. Who let Saltbae out on the pitch? Saw a bunch of photos of him HOLDING the World Cup trophy, and even a picture of him biting on a medal. Atleast Messi knew not to give that guy trying to make THEIR moment about HIM any attention. Desperately grabbing Messi https://t.co/CJzyHZXFes pic.twitter.com/25K4i1k0Ge
— André Noruega (@AndreOstgaard) December 18, 2022