Drejtorit të OSHEE Ardian Çela i kushton “llamba” 400 MLN LEKË nga taksat tuaja

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.12.2022, 18:47

Ta fiksoni mirë këtë logo dhe drejtorin që harxhon taksat e popullit edhe për llastikë lekësh miq!

Drejtori i OSHEE Adrian Çela ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë mbi 400 MLN Lekë me TVSH për logon e OSHEE në zyrat administrative dhe qendrat e kujdesit ndaj klientit.

Teksa OSHEE i ka kaluar thuajse të gjitha shërbimet online drejtori Çela do shpenzojë gati gjysmë miliard lekë nga taksat e popullit që në zyrat e OSHEE të jetë logoja me simbolin e llambës.

Kompania fituese do të përfitojë shumën galopante nga fondet publike më 4 Janar 2023, dhuratë për festat e fundvitit dhe do ta kryejë shërbimin për 2 vite.

Brandimi i zyrave dhe sporteleve do të bëhet me specifikat e mëposhtme për OSHEE nga kompania fituese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit