Vjen paralajmërimi i SBASHK-ut, do të ketë grevë në janar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.12.2022, 10:19

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse Qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave do të bisedojnë me anëtarësinë për veprime të mëtutjeshme.

Jasharaj për Front Online nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës në arsim.

“Është marrë në mënyrë të përshpejtuar projektligji dhe nga deklaratat që janë dhënë nga opozita dhe z.Nagavci dhe sistemi arsimit sa i përket koeficientit do të jetë në mënyrë meritore. Greva është e pezulluar, por jo e mbyllur dhe në janar do të merret vendimi për grevë dhe duhet Qeveria të ketë marrë mësim nga grevat që ka zgjatur shumë dhe të punojnë për ato që ka thënë vet dhe mos të kemi nevojë për grevë dhe jam optimist se kjo do të ndodh”, tha Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut ka shprehur disa kritika edhe për ministren e arsimit, Arbërie Nagavcin.

Jasharaj tha se ministrja duhet t’i tejkaloj hatër mbetjet dhe të bashkëpunoj me SBASHK-un.

“Kabineti i ministres Nagavci ka arsyetuar se ka pasur angazhime, që nga greva e këndej nuk kemi pasur asnjë takim me z.Nagavci dhe kemi pritur që të kemi nja takim për të debatuar për të gjitha çështjet. Nëse ajo ka ndonjë nervoz ose hatër mbetje ajo duhet të tregojë dhe të thirr angazhime për dialog dhe nuk besoj që ka ndonjë inat por i ka mbetur hatri për grevën”, u shpreh Jasharaj.

Sindikalistët e arsimit kanë kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Qeveria vendosi për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti. Pas këtij vendimi greva në arsim u ndërpre me paralajmërimin se në janar mund të ketë sërish rikthim të grevës nëse nuk merren parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit