Në mes të Tiranës, qytetarëve iu rrezikohet jeta nga kompani private që zgjedhin të punojnë pa asnjë lloj mase sigurie.
Një qendër tregtare në mes të Tiranës ka zgjedhur që të punojë në orët e vona të natës mesa duket për të shmangur masat e sigurisë që duhet të ndërmarrë.
Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një video e cila tregon se si një kamion vinç punon pa asnjë lloj mase sigurie edhe pse qytetarë kalojnë rreth tij.
Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si kamioni vinç vijon punën pa u shqetësuar për rrethimin i cili paralajmëron qytetarët për rrezikun që iu kanoset nëse kalojnë aty pranë.
Shpresojmë që deri sa kamioni vinç të mbarojë punën, asnjë qytetar të mos dëmtohet pasi askush nuk mendon për sigurinë dhe jetën e tyre.