Denoncim nga Altin Goxhaj: Të mërkurën Aliballa dhe grupi i Lulit ofrojnë avokatin e inceneratorëve si Avokat Populli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2022, 22:14

Avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili është kandidat për Avokatin e Popullit ka bërë një denoncim në “Facebook”.

Avokati thotë se pasnesër Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla do të votojnë avokatin e Iceneratorëve, Ledio Braho për rolin e Avokatit të Popullit të Iceneratorëve.

Sipas tij meritat e kandidatëve të Alibeajt, Bashës dhe Bardhi janë mbrojtja që i bëhet deputetëve (si Salianjin) të tyre dhe jo mbrojtja e Popullit dhe dhjetra demokratëve nga Veriu në Jug.

Denoncimi i plotë:

ALIBALLA DHE DEPUTETËT E LULIT, PASNESËR JU OFROJNË AVOKATIN E INCINERATORËVE SI AVOKAT POPULLI

Nga Avokati Altin Goxhaj, kandidat për Avokatin e Popullit

Enkelejd Alibeaj + Taulant Balla = ALIBALLAT pasnesër votojnë Avokatin e Iceneratorëve Z. Ledio Braho që të bëjë edhe Avokatin e Popullit të Iceneratorëve!

Meritat e kandidatëve të Alibeajt, Bashës dhe Bardhi janë mbrojtja që i bëhet deputetëve (si Salianjin) të tyre dhe jo mbrojtja e Popullit dhe dhjetra demokratëve nga Veriu në Jug siç kemi bërë ne falas përgjatë 1 dekade nëpër komisariate, prokurori dhe gjykata!

Por kandidimi për Avokat i Popullit nuk është punë shpërblimi merite, por mbrojtje të Popullit të pambrojtur, të nëpërkëmbur dhe vrarë nga represioni i Diktaturës Policore dhe që të gjithë e dinë që askush nuk mund ta bëjë sa unë!

Arsyeja se pse deputetët e Opozitës duhet të votojnë emrin tim është pikërisht mënyra se si përballem unë me regjimin si e vetmja mënyrë për të mbrojtur ata që i votojnë këta tradhëtarë që po shesin të gjithë votuesit e tyre tek Taulant Balla, që të braktisen në qeli dhe komisariate!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit