“700 kg kanabis kanë humbur”/ Grekët lidhin vrasjen e dy shqiptarëve me ekzekutimin e Edmond Papës në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2022, 20:57

Mbrëmë në Greqi janë ekzekutuar dy shtetas shqiptarë ndërsa të premten pasdite në një lokal në Tiranë u eliminua Edmond Papa.

Mediat greke raportojnë se mes vrasjes së dyfishtë të ndodhur në sheshin e Nea Smyrni dhe vrasjes së Papës në Tiranë ka një lidhje.

Sipas autoriteteve greke ajo që ndodhi në sheshin e Nea Smyrni ka të bëjë me trafikun e drogës dhe “luftën” mes bandave shqiptare. Ata kanë dyshime se vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”pasi shohin një lidhje mes viktimave dhe Edmond Papës.

Në mediat greke thuhet se autoritetet shqiptare kanë raportuar pak ditë më parë humbjen e një ngarkese prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit