Pensionistët kërkojnë rritjen e pensioneve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.12.2022, 20:56

Pas një ndërprerje dyvjeçare, pensionistët u janë kthyer sërish manifestimeve dhe aktiviteteve të tyre të zakonshme. Kësisoj, edhe ata mbajtën takimin e fundvitit duke përmbyllur një vit përplot me sfida. Gjatë tërë vitit 2022 janë mbajtur 7 aktivitete dhe po aq planifikohen edhe në vitin e ardhshëm. Në ndërkohë, sfidë mbetet që të shtohen barnat në listën pozitive.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve Selver Memeti, thotë se zgjerimi i listës pozitive me barna tjerë do të thotë shumë lehtësime për vet pensionistët. “Kërkojmë që sa më shumë barna të ketë në listën pozitive, kërkojmë që të respektohet Termini Im, që pensionistët të kenë më shumë përparësi sepse janë të moshuar dhe çdo pritje e tyre mund të jetë fatale. Kërkojmë kushte më të mira, kërkojmë drejtësi që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë”, tha Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës,raporton koha.Poashtu një problem në vete edhe pensioni i vogël që marrin pensionistët. Sipas shoqatës së pensionistëve pensioni më i vogël është 12 mijë denarë, ndërsa shporta konsumatore për 4 persona është 52 mijë denarë. Prandaj kërkojnë rritjen e pensionit.

Me këtë rast pensionistët kërkojnë rritjen e pensioneve. “Kërkojmë të barazohen pensionet me pagën minimale sepse pensioni më i vogël është 12 mijë denarë, ndërsa paga minimale 18 mijë denarë, nga ana tjetër shporta harxhuese mujore për katër anëtarë është 52 mijë denarë. Pra duhen pesë pensione që të arrihet standard më i mirë për pensionistët”, deklaroi Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

Ndryshe, shoqata e pensionistëve numëron 13 mijë e 500 anëtarë në pesë komunat e Pollogut. Ndonëse në moshë, edhe kjo kategori e rëndësishme e shoqërisë sonë, shpresojnë se kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski të mbajë premtimin për rritjen e pensioneve. Në paraqitjen e tij të fundit, Kovaçevski, tha se she në vitin 2023, pensionet do të rriten në mars të vitit 2023. “Me metodologjinë e re që miratuam, pensionet harmonizohen dy herë në vit, shtator dhe mars, dhe atë 50% me shpenzimet për jetesë dhe 50% me pagën mesatare. Pensionet gjithsej do të rriten për 16% gjatë një viti kalendarik për të gjithë 330,000 pensionistë”, tha Kovaçevski, në paraqitjen e tij të fundit gjatë prezantimit të buxhetit për ministrinë e punës dhe politikës sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit