Trafikim njerëzish, kanabis dhe grabitje/ Zbardhet e shkuara e problematike e shqiptarit të vrarë në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.12.2022, 19:17

Dy shqiptarë janë vrarë mbrëmjen e kaluar në një lokal në Greqi dhe dyshimet e para janë për hakmarrje.

Kreshnik Çerçizaj është njëri prej shqiptarëve të vrarë. 41-vjeçari shqiptar është emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar shumë herë për vepra të ndryshme penale.

Për herë të parë Çerçizaj është arrestuar në vitin 2008 ku është akuzuar për vjedhje dhe trafikim të klandestinëve në bashkëpunim me një shtetas tjetër.

Pas 4 vitesh ai është arrestuar dhe akuzuar se ka kryer sërish vjedhje në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë. Shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur të marrin një shumë të majme parash nga një biznes në Janinë të Greqisë.

Pas kësaj në vitin 2013, Çerçizaj është arrestuar në Kalithea të Athinës me urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për “dhënie ndihme për kalim te paligjshëm të kufirit në bashkëpunim me pasojë vdekje”.

Arrestimi i tij i fundit ka qenë në vitin 2016 ku ai është kapur në Korinth për kultivim të bimëve narkotike, ndërkohë që ishte me masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimin e daljes nga vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit