Svetlana Timofoeva është një prej tre shtetasve rus të arrestuar pak muaj më parë në ish-uzinën ushtarake të Gramshit.
Për 33-vjeçaren e cila ndodhet aktualisht në burg Federata Ruse po bën çmos për ta shpëtuar nga dënimi në shtetin tonë. Pak ditë më parë Rusia i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë ku ka kërkuar ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva me arsyetimin se në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore, nga një institucion rus.
Edhe pse rusja akuzohet për këtë vepër penale të kryer në vitin 2018, urdhër arresti për të është lëshuar pak ditë pas arrestimit në Shqipëri.
Sipas hetuesve kjo kërkesë e Rusisë për ekstradimin e Svetlana Timofoeva tregon rëndësinë që ajo ka tek ata të cilët e dërguan me mision spiunazhi në Shqipëri.