“Nuk na duhen avionë”/ Shqipëria i kërkon para borxh Italisë, si gënjeu Peleshi 6 muaj më parë?

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 19.12.2022, 15:10

Niko Peleshi njoftoi së fundmi se Shqipëria do të marrë një borxh prej 30 milionë eurosh nga Italia. Kjo hua, sipas Peleshit do të përdoret për mbrojtjen civile, ku ndër të tjera parashikohet të blihen automjete dhe pajisje për zjarrfikësit, si dhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës.

Me këto para, vendi ynë do blejë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur më parë. Pas asaj vere të nxehtë ku zjarret shkrumbuan mijëra hektarë, forcimi i mbrojtjes civile padyshim që është një lajm i mirë, por le të ngremë disa pyetje.

Përse gënjeu ministri Peleshi 6 muaj më parë? Në një mbledhje komisioni, Niko Peleshit i’u kërkua blerja e avionëve zjarrshuajtës. Gjatë zjarreve, Shqipëria kërkoi disa herë mbështetje nga Greqia për të shuar zjarret nga ajri në Ishullin e Sazanit, Dropull si dhe Majën e Llogarasë.

Ministri Peleshi pranoi se Shqipëria nuk kishte asnjë mjet të tillë, e madje nguli këmbë se nuk i duhej një i tillë.

“Unë them që një vend i vogël si Shqipëria nuk i’a leverdisë të blejë një avionin tonë që kushton 50 mln euro. Edhe nëse kemi para, nuk jemi në faktin që të investojmë 50 mln euro për një kosto të mirëmbajtjes që janë shumë të mëdha dhe për fat të keq nuk kemi kompani mirëmbajtjeje”- deklaroi Peleshi më 27 qeshor të këtij viti.

Sipas një raporti të KLSH, Shqipëria ka 4 helikopterë ‘cougar’ vetëm njëri është funksional, tre të tjerët kanë mbetur ende në magazinat e remonteve jashtë vendit. Me zjarrfikëset e vitit 1960 dhe pa helikopterë, Peleshi mbajti qendrimin se zjarret mund të fiken me kazma e lopata dhe me avionët e Greqisë.

Një pyetje e dytë ka të bëjë me faktin se përse Shqipëria duhet të marrë 30 milionë euro borxh? Kaq i varfër është vendi ynë sa nuk ka 30 milionë euro? Padyshim që jo, Shqipëria nuk është e varfër por e vjedhur. 616 milionë euro është dëmi i konstatuar në buxhetin e vitit 2021.

Nëse qeveria dhe administrata do të kishte punuar me ndershmëri, me keto para mund të blinim të paktën 12 avionë për shuarjen e zjarreve, e jo të merrnim para borxh sot nga Italia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit