I qeshur e i lumtur/ Bajram Begaj fluturon “fshehurazi” në Katar për ndeshjen Kroaci-Marok

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 19.12.2022, 14:11

Të shtunën e 17 dhjetorit, Kombëtarja e Kroacisë luajti ndeshjen e saj të fundit në Katar, duke u reditur si finalistja e tretë e botës. Mes tifozëve, mendohet se kroatët patën dhe mbështetjen e presidentit e Shqipërisë Bajram Begaj.

Në faqen zyrtare të presidencës nuk konfirmohet asnjë ftesë për z.Begaj, madje ky i fundit nuk ka uruar as Kroacinë për fitoren e arritur. Udhëtimi i tij në Katar është mbajtur i fshehtë, të paktën në rrjetet sociale, ku Bajram Begaj ka nisur të jetë aktiv.

Fotoja e tij është shpërndarë nga presidentja e Kroacisë, ku së bashku me Begajn, ka qenë dhe presidenti i Francës. Nëse ishte ftesë, përse Begaj hezitoi të ishte i sjellshëm me ata të cilët i bënë ftesën?

E nëse Begaj udhëtoi me dëshirë, përse duhej që nga taksat e shqiptarëve të paguhej udhëtimi me avion dhe bileta, që kreu i shtetit të kalonte një fundjavë ndyshe?!

Që pas emërimit të tij në krye të presidencës, Bajram Begaj ka zhvilluar vetëm takime formale dhe nuk ka reaguar mjaftueshëm për ngjarjet më të rendësishme të momentit. Përshembull, përmbytjet në Shkodër, Begaj i kaloi me një status në facebook, por nuk nxiti qeverinë të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

Aq më pak të zbriste në terren për të mbështetur e për të përfaqësuar popullin e tij, mbi të cilin ngrihet Kushtetuta.

Një tjetër rast kur Begaj është treguar fjalë pak, është edhe situata e largimit të shqiptarëve me gomone drejt Britanisë. Autoritetet angleze po i quajnë shqiptarët si “dele të zeza” dhe kanë hedhur një lumë akuzash ndaj tyre. Ndonëse Kushtetuta e detyron presidentin që të mbrojë shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit, Begaj e ka kaluar pa shumë vëmendje këtë ngjarje.

Kriza ekonomike, papunësia, krimi dhe korrupsioni, siguria për jetën dhe pronën, abuzimet në buxhetin e shtetit si dhe keqqeverisja e vendit, janë disa nga çështjej që Bajram Begaj nuk ka folur. Justifikimi i tij mund të jetë që këto janë çështje që duhet të punojë qeveria dhe drejtësia, por kreu i shtetit harron që në atë godinë përfaqëson popullin shqiptar dhe interesat e tij.

Nëse ka nevojë për pak frymëzim, mjafton që Begaj të shoh mbrojtjen që Aleksandër Vuçiç i bën popullit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit