Bien temperaturat, ja si do të jetë moti deri në fund të vitit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.12.2022, 10:26

Era e ftohtë që prej sot nisi në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë edhe ndryshimin e motit, me ulje të temperaturave.

Gjatë natës pritet që temperaturat të jenë në minus, ndërsa nesër herët në mëngjes pritet të zbresin deri në minus 5 gradë Celsius.

Megjithatë dita do të jetë me temperatura që do të arrijnë deri në 8 gradë me më shumë diell.

Mot i ngjashëm pritet të martën dhe të mërkurën me rënie të lehtë të temperaturave ditore, të cilat do të lëvizin rreth 6 gradë.

Nga e enjtja do të fillojë mbulimi me vranësira, të cilat nuk pritet të sjellin reshje shiu, por do të rrisin temperaturat mbi 10 gradë, ndërsa gjatë natës nuk do të kemi temperatura nën zero.

Fundjava e ardhshme, siç duken gjërat tani, duhet të jetë e thatë me temperatura që do të jenë rreth zeros në mëngjes dhe mbi 10 gradë gjatë ditës.

Të dielën pritet një ditë me diell me temperatura që herë pas here do të arrijnë deri në 15 gradë.

Java e fundit e vitit 2022 pritet të jetë pjesërisht e vranët me periudha me diell dhe temperatura që do të lëvizin rreth zeros gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, dhe nga 6 deri në 10 gradë gjatë ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit