Angel di Maria ishte surpriza më e madhe e Lionel Scalonit në ndeshjen e djeshme ndaj Francës, ku Argjentina arriti të mposhtë ish-kampionen e Botës me penallti pas ndoshta finales më të çmendur në historinë e futbollit.
Ylli i Juventusit ishte vendosur në të majtë të sulmit të Francës dhe kjo rezultoi të ishte një goditje e madhe, sepse të dy golat e parë të Argjentinës erdhën nga ai krah me Di Marian protagonist.
Quhet Angel dhe rezultoi të ishte një “engjëll” mbrojtës për Messin, i cili në 2014-ën e pa që shoku të dëmtohej dhe Argjentina të humbte ndaj Gjermanisë në shtesë. Di Maria u zëvendësua nga Skaloni në gjysmën e pjesës së dytë dhe herë pas here kamera regjia te ai.
Dhe konkluzioni është se Di Maria e ka larë “Lusail Stadium” me lot gëzimi dhe dëshpërimi. Pas ndeshjes ai foli për mediat dhe shprehet se gjithçka ia vlejti, teksa shton se tani është koha të qeshë.
“Por ia vlejti ama, edhe pse nuk e di sesa mund të duroja më dot. Nuk dua të them asgjë, nuk dua të flas, pasi jam më shumë se i emocionuar dhe dua vetëm të festoj.
Dua që të qesh pak tani, pasi nuk arrij ende ta besoj këtë që arritëm. Goli im? Mendova gjëra të tjera në atë moment, mendova se do ta kishim pasur më të lehtë. Por e rëndësishme në fund është që ia dolëm”, u shpreh njeriu i finaleve.