Argjentina arriti të mundte Francën fuke rrëmbyer kështu trofeun e kupës së botës.
Por 120 minuta lojë nuk mjaftuan për të marrë fitoren, pasi edhe Franca bëri një paraqitje mjaft dinjitoze në fushë, duke e lënë “në dorë” të penalltive se kush do të fitonte.
Ylli i Paris Saint-Germain ishte i pari që ekzekutoi penalltinë për t'u dhënë një shtysë shokëve të skuadrës, të cilët ishin të vendosur të mos e linin këtë rast të humbiste.
Megjithatë, nga pika e penalltisë, francezët Coman dhe Tsouameni nuk arritën të gjenin rrjetën dhe kështu Gonzalo Montiel i Seviljes mori penalltinë më vendimtare.
Sekonda para se të ekzekutonte penalltinë, shokët e skuadrës u përqafuan në qendër dhe prisnin momentin.
Në ato momente, pamjet tregojnë Lionel Messin që shikon drejt qiellit dhe i kërkon ndihmë “Zotit të tij”, Diego Maradona.
“Le të shkojmë Diego, nga qielli”, duket se bërtet ai pak para se Montiel të godasë penalltinë që e ktheu Argjentinën në krye të botës së futbollit, duke i dhënë Lionel Messit të vetmin trofe që i mungonte “koleksionit” të tij.
Antes del penal de Montiel que sentenció la serie, Messi mira para arriba y dice "Vamos Diego desde el cielo". Si, llorá.#ArgentinaCampeonDelMundo pic.twitter.com/8dabzvY6ho
— Racing Club News (@RacingClubNews1) December 19, 2022