Shqiptarët e vrarë në Greqi janë me precedentë penalë, njëri mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset, tjetri ishte truprojë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.12.2022, 08:29

Një natë më parë në Nea Smyrni, në Athinë, u vranë dy shqiptarë.

Mësohet se viktimat janë persona me precedent penalë.

Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës.

Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera.

Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës.

Megjithatë, identitetet e tyre nuk dihen ende, teksa një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit