Lionel Messi ka zbuluar se nuk ka në plan të tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës pasi fitoi trofeun e Kupës së Botës.
Shumë kishin menduar se ky do të ishte momenti që Messi të largohej nga kombëtarja, por ai i ka hedhur poshtë këto fjalë.
Jo, nuk do të tërhiqem nga ekipi kombëtar. Dua të vazhdoj të luaj si kampion i Kupës së Botës me fanellën e Argjentinës. E dija që Zoti do ma jepte këtë. Natyrisht që dua të vazhdoj të luaj edhe disa ndeshje të tjera si kampion bote.Të gjithë e duan këtë. Është ëndrra e vogël e kujtdo. Unë kam qenë me fat që kam marrë gjithçka në karrierën time dhe më mungonte kjo.
Kujtojmë se në finalen e sotme Messi fitoi edhe “Topin e Artë” një trofe që e fiton për herë të dytë.