Fshati Goshincë po shkon drejt zbrazjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.12.2022, 20:06

Mjegulla kishte mbuluar çdo shtëpi të fshatit Goshincë të komunës së Likovës. Shiu i vjeshtës e kishte bërë të pakalueshme thuajse çdo rrugë në fshat duke mbyllur në shtëpi edhe ato pak banorë që kanë mbetur. Pikërisht, mungesa e infrastrukturës ka detyruar që shumë banorë të shpërngulen në fshat tjetër ose qytet për jetë më të mirë e më të lehtë.

“Xhipa nuk mund të blejmë të gjithë, ka njerëz që janë edhe pa punë, ky shoku as ndihmë sociale nuk mer. A e mban mend fshati si ka qenë dikur? Po, si jo. Ka pas njerëz, ka pas 70-80 shtëpi. Në gjeneratën time, te shkolla kemi qenë 140 nxënës. Më shumë janë shpërngul në Haraçinë, Opajë, Mateç, Ramanli. Për pushime ka disa që vijnë, ka edhe disa që ruajnë kafshë, punojnë diçka, mbjellin patate, speca, fasule, misër, që të mbahen disi”, tha Xhelal Limani, banor i fshatit.

“Jeta është mirë, normal është këtu, s’kemi njerëz shumë ama e kalojmë kohën. Kushtet mirë janë, fshati i mirë është por rruga na mungon më tepër këtu. Problem kryesor është rruga. Unë kam jetuar në Haraçinë më shumë se 30 vjet, u ktheva në kohën e pandemisë, fillimisht për vikend pastaj mbeta, tashmë dy vjet e më shumë jam këtu. Sërish të shtëpia e vjetër? Po, prapë te bunari vjetër. Në atë kohë nuk punonte shkolla në Haraçinë, këtu punonte shkolla, fëmijët dëshironin më shumë këtu”, u shpreh Bashkim Sinani, banor I fshatit Gushincë.

Lokja Alije Bilalli është banorja më e moshuar e fshatit Goshincë, rreth të 90-tave. Në moshë të re kishte ardhur nuse në këtë fshat, të cilin e kujton me përplot njerëz por gjithmonë me mungesë të kushteve për jetë.

“Vitin tjetër edhe në po ikim, kësmet po, çka të bëjmë këtu, nuk po mundemi të rrimë. A ishe mërzit me dal prej këtu? Po, mërzitem. Kam qenë e re atëherë, nuk kam dit, ta kisha dit se kështu nuk kisha ardhur kurrë. Problemi më i madh rruga? Rruga, nuk po kemi asgjë hiç, nëse njeriu s’ka rrugë asgjë nuk bën, makina nuk lëviz, asgjë jo, çka ki me bë. A të kujtohet, ju gratë me çka jeni marrë, a keni punuar? Ne gratë kemi korrë, kemi fshi me kuaj, kështu kemi mbet gjallë”, tha Alije Bilalli, banore.

Përveç banorëve të paktë që kanë mbetur, i ulët është edhe numri i të nxënësve në shkollën periferike “Dituria”. Në vitin shkollor 2022-23 nuk kishte asnjë nxënës në klasën e parë dhe të dytë,raporton alsat.

“Të parën dhe të dytën s’ka. Dy janë klasa e gjashtë, dy klasa e shtatë, një e katërta dhe një e treta ndërsa vetëm një e nënta. Prej klasës së gjashtë e më lart jemi bashkë dhe prej të parës deri të pestën jemi bashkë. Shkaku që nuk jemi shumë nxënës edhe nuk përzihemi, mirë jemi me mësime. Çka I mungon fshatit, çka duhet të jetë diçka më mirë që më lehtë të lëvizni? Po, rruga ndoshta duhet pak të ndërtohet”, u shpreh një nxënëse e shkollës periferike “Dituria”, fshati Goshincë.

Siç kujtojnë banorët ky fshat dikur numëronte mbi 700 banorë me rreth 80 shtëpi të banuara kundrejt 11 që ka për momentin. Goshinca shtrihet në shpatin e Karadakut të Kumanovës, në zonën kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës. 27 km larg qytetit të Kumanovës dhe rreth 12 kilometra larg komunës së Likovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit