“Fëmija rezultoi pozitiv pas 4 testeve”, flasin prindërit e 1-vjeçarit me HIV/AIDS: Jeta e tij u rrezikua nga mjekët në QSUT

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2022, 18:27

Një fëmijë 1-vjeçar rezulton të jetë infektuar me HIV/AIDS pak muaj më parë në QSUT. Fëmijët e djalit të infektuar akuzojnë sistemin shëndetësor për marrjen e këtij infeksionit që djalit të tyre do t’i kushtojë jetën.

Ne na dëmtuan fëmijën pranë spitalit qendror të Shqipërisë, QSUT dhe nuk ka patur kurrfarë reagimi. Është bërë çdo tentativë e mundshme për të fshehur provat. U kujdesëm shumë që gjatë shtatzënisë unë të isha shumë e shëndetshme, por pa ditur se vetë sistemi shëndetësor do të m’a dëmtonte fëmijën tim.

Më 2 mars të këtij viti prindërit e 1-vjeçarit morën përgjigjet e analizave që nuk ishin aspak ashtu siç i prisnin. Duke folur pë “ReportTv” ata thanë:

Djali ynë iu nënshtrua disa analizave ku ndër to ishte dhe analiza e HIV-it për të cilën ne nuk kishim dijeni. Ne prindërit e tij negativë dhe nuk e dimë sesi u infektua. Gjëja e fundit që mund të mendonim ishte kjo diagnozë. Për fatin tonë të keq dhe të vogëlushit tonë fëmija rezultoi pozitiv me katër teste pozitive. Na ka mbetur përgjithmonë në mendje mënyra sesi u konfirmua diagnoza pa asnjë psikolog pranë dhe krejt të vetëm me 3 mjek që vërtiteshin rreth nesh dhe bënin rrotullime të pakuptimta, derisa konfirmuan zyrtarisht që djali ynë ishte i infektuar me Hiv.

Pas këtyre analizave prindërit komunikuan me me Institutin e Shëndetit Publik, pasi duhej zbuluar ngarkesa virale të cilën duhet ta kryenin në Turqi.

Sigurisht që ngarkesa rezultoi pozitive dhe çdo shtet e ka obligim të lajmëroj shtetin homolog për një rezultat të tillë. Pas lajmërimit të MSH në Shqipëri paralelisht me ne mjekët ngulmonin pasi ne të dy rezultuam negativë që ky ishte një rast shumë i çuditshëm dhe i rrallë dhe që fëmija të rezultonte pozitive. Gjithsesi të shqetësuar vendosëm të zhvillonim një takim me mjekun Shpëtim Qyra. Sipas tij ndarja për të patur një rezultat të saktë ishte pas 6 muajsh. I besuam këmbënguljes së tij dhe me kërkesë të tij vendosëm t’ia përsërisnim sërish analizën. Doktor Shpëtim Qyra për çudi shumë të madhe na thoshte se djali nuk e ka HIV-in. Mund të gjendemi në një cross COVID-i që mund të ndodhte kjo.

Pas kësaj prindërit e shqetësuar vendosën të kontaktonin vetë një tjetër mjek infeksionist.

Vendosa të marr në takim një specialist në fushën e HIV-it Arjan Harxhi. Doktor Harxhi vendosi të kishte një komunikim me telefon me Qyra i cili kërkoi për çudi të ulej zëri i telefonit në mënyrë që mos kishim mundësi ta dëgjonim. Pas këtij komunikimi Harxhi mori të njëjtën qasje si të gjithë mjekët që ishim përballur duke reflektuar dyshime duke sugjeruar dhe ai përsëritje të analizave.

Dyshimet e forta të mjekëve i detyruan prindërit të niseshin drejt Gjermanisë ku bën dhe hapin e fundit, AND e fëmijës për t’a verifikuar edhe dyshimin që fëmijën mund t’a kishin zëvendësuar në repart, në maternitet, pasi prindërit janë testuar disa herë dhe nuk e kanë virusin HIV/AIDS.

Rezultatet nuk ndryshuan përsëri. Djali rezultoi pozitiv me virulencë të shtuar dhe ne të dy negative. Përsëri Shpëtim Qyra nuk ishte i bindur dhe na kërkoi t’i ribënim analizat . U realizua analiza.

Pas 3 muajsh analiza të vazhdueshme mjekët shqiptarë konfirmuan më në fund pozitivitetin e foshnjes me HIV/AIDS, por këto vonesa në diagnozë çuan në përkeqësimin e shëndetit të fëmijës.

Mosbindja e mjekëve çoi në përkeqësim të sëmundjes duke vënë në rrezik serioz djalin tonë për shkak të mosndjekjes në mënyrë rigoroze të protokollit. Si për të mos mjaftuar dëmet e pafundme djalit i dolën 3 linfolodula në krahë të shkaktuara nga vaksina e tuberkulozit si pasojë e diagnozës me HIV pozitiv. Ne me datën 21 qershor në vitin 2022 kemi bërë një kallëzim në prokurorinë e Tiranës dhe për çudi prokurori I çështjes Sajmir Hysa e mbylli çështjen pa e hapur fare, pa na thirrur neve të dëshmonim. Është mbyllur nga prokuroria e Tiranës. U detyruam të marrim avokat dhe iu drejtuam shkallës së pare Tiranë e cila na njohu të drejtën duke urdhëruar prokurorin të nis hetimet mbi bazën e provave të dorëzuara nga ne, por për çudi prokurori nuk po vepron, por shfrytëzon hapësirat që i jep ligji duke apeluar vendimin e shkallës së parë të gjykatës Tiranë. Veprimi i tij na ka indinjuar më tepër pasi po kryhet një krim tjetër ndaj fëmijës tonë.

Prindërit e fëmijës së infektuar me HIV/AIDS duke parë që gjendja e tij po përkeqësohej vendosën të t’i drejtoheshin një vendi fqinj. Aty 1-vjeçari po trajtohet pasi në fillim gjendja e tij ishte tepër e rëndë.

Gjendja shëndetësore e fëmijës mund të rëndohej dhe për këtë arsye morëm rrugën drejt një shteti fqinj. Djali po trajtohet, djali u operua, e futën në urgjencë sepse jeta e fëmijës ishte shumë në rrezik, linfolodukat ishin në një masë të lartë e mund të shpërthenin dhe jeta e fëmijës vihej në pikëpyetje nëse mund ta kalonte këtë gjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit