Gripi stinor në Maqedoninë e Veriut, vaksinim rekord të qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.12.2022, 17:26

Vaksinimi kundër gripit sivjet shënoi rekord në vend. Mbi 57 mijë qytetarë deri më tani janë imunizuar me vaksinën katër-valente për tu mbrojtur nga viroza stinore. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se përmes platformës Termini Im, në këtë numër përfshihen kategoritë e qytetarëve me të rrezikuar, të cilët kanë përparësi pa pagesë të vaksinohen. Në këtë grup bëjnë pjesë të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç si dhe personeli mjekësor. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik thotë se frika nga kovidi bëri që të shtojë interesimin për vaksinim kundër gripit, kurse vaksinat anti kovid rrallë kush që po i merr.

“Trendi i rritjes është kryesisht nga vetëdijesimi i njerëzve nga pandemia e kovidit, njerëzit kanë kaluar sëmundjen me simptome të rënda, një pjesë e madhe nuk kanë arritur ti rezistojnë gjendjes klinike, kështu që në nivel vendi kemi 9 mijë raste të vdekjes si pasojë e kovidit deri tani. Kryesisht mbi moshën 65 vjet që janë të prekur me sëmundje kornoike”, tha Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.

Përderisa qytetarët tanë sivjet arritën nivelin më të lartë të vaksinimit kundër gripit, nga ana tjetër vaksina më pak e preferuar mbetet ajo anti-kovid. Nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë për numër shumë të ulët të interesimit për vaksinim, sa që pikat e vaksinimit prej kohësh po funksionojnë vetëm me një turn. Shifrat flasin se më së paku merret doza e parë, kurse booster dozat i marrin të njëjtit.

“Gjithsej janë të vaksinuar 1,904,506 qytetarë, prej tyre si komplet të imunizuar me dy doza llogaritet të jenë 869,763 shtetas, prej tyre 8535 me dozë të katër. Imuniteti kolektiv është arritur, por virusi Korona akoma është prezent dhe rekomandohet ripërtëritja e imunitetit përmes vaksinimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsesi, paralajmërimet e OBSH-së që vaksina kundër kovidit të unifikohet me vaksinën kundër gripit për tu dhënë çdo sezon të virozëve as sivjet nuk u realizua, andaj qytetarët janë të lirë të vetëvendosin. Vitin e kaluar u dhanë 40 mijë vaksina kundër gripit të mbuluara nga Fondi Shëndetësor. Kurse 11 mijë vaksina komerciale, vjet nuk u shpenzuan të gjitha. Disa prej tyre u hodhën në kosh të plehrave, nga që duhej të paguheshin nga vetë qytetarët, por interesimi ishte shumë i ulët. Prandaj, sivjet janë porositur rreth 5 mijë vaksina komerciale, të cilat qytetarët mund ti marrin me pagesë prej 800 denarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit