Inflacioni po na streson

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.12.2022, 16:55

Inflacioni është bërë bisedë e pranishme në çdo tavolinë prej disa kohësh tashmë dhe kjo vjen me një kosto të madhe… jo vetëm monetare. Psikologia Lorela Garuli thotë për Gazetasi.al se fakti që ne shikojmë shumë agresivitet në rrugë, shumë zemërim apo nervozizëm, shpjegohet edhe nga frustrimi, pamundësia për të pasur një jetë dinjitoze dhe në kushte normale, një rrjedhojë e rritjes së çmimeve.

Sipas Gazeta Si një shqetësim kryesor për shumë familje tani është inflacioni i lartë, i cili ka tejkaluar rritjen e pagave. Garuli thotë se rritja e çmimeve ndikon më shumë edhe për faktin se janë rritur vetëm çmimet, jo të ardhurat.

“Ka një rritje artificiale të çmimeve dhe çdo lloj shërbimi që marrim. Kjo në terma psikologjik sigurisht që vetëm i nervozon njerëzit në momentin që të ardhurat janë të njëjta dhe çmimet janë rritur”, thotë Garuli duke shtuar se plotësimi i nevoja jetike bazë, ushqimi, veshja, siguria, shkollimi janë ndër nevojat primare që duan individët dhe në shumë familje janë cënuar pikërisht këto nevoja. Kjo e bën shumë të vështirë situatën në Shqipëri, kryesisht për kryefamiljarët që duhet t'u përgjigjen po njësoj si më parë nevojave të familjes dhe kjo krijon shumë stres.

“Në total mund të thuhet me bindje që rritja e inflacionit ka dëmtuar cilësinë e jetës”, thotë Garuli.

Një studim i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë zbuloi se problemet financiare përbëjnë një nga burimet më të mëdha të stresit për amerikanët. Një sondazh i veçantë nga US News & World Report zbuloi se më shumë se dy të tretat e amerikanëve kanë përjetuar “ankth financiar” për shkak të rritjes së kostove, inflacionit dhe jetesës.

Një sondazh në internet me 2 mijë britanikë ka zbuluar se inflacioni është shkaku kryesor i stresit për Britanikët.

Më shumë se një e treta (34 për qind) thanë se inflacioni është shkaku kryesor i stresit dhe 30 për cent thanë se shëndeti i tyre mendor është përkeqësuar që nga pandemia dhe po vazhdon të përkeqësohet edhe nga inflacioni.

E njëjta situatë paraqitet në shumë vende të botës ku studimet tregojnë se më të prekurit janë të rinjtë.

Megjithëse të moshuarit ishin në një rrezik shumë më të lartë të vdekjes nga Covid-19, sondazhet tregojnë se të rinjtë morën goditjen më të madhe psikologjike gjatë pandemisë. Psikologu Jean Twenge i Universitetit Shtetëror të San Diegos thotë se “për të rinjtë, ka të bëjë me mënyrat se si ata bëjnë kalimin drejt moshës madhore dhe frikën e tyre për të ardhmen”.

Recesioni i Madh i vitit 2008 pati ndikime afatgjata te mijëvjeçarët, brezi që po kalonte në moshën madhore kur goditi ajo krizë financiare. Sipas sondazheve, mijëvjeçarët “shtynë” dëshirën për të krijuar një familje dhe për të blerë një shtëpi për shkak të krizës.

“Një model i ngjashëm mund të shihet tek të rinjtë e sotëm”, thotë Twenge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit