Francë-Argjentinë, gati finalja e Botërorit/ Ja si zbresin në fushë ekipet

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.12.2022, 15:18

Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.

“Seleccion” do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.

Nga ana tjetër, “Gjelat” duan të fitojnë sërish titullin për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në historinë e tyre.

FORMACIONET ZYRTARE:

ARGJENTINA: E. Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Taliafiko, Fernandez, De Pol, Mek Alister, Di Maria, Alvarez, Mesi.

FRANCA: Loris, Kunde, Upamekano, Varan, T. Hernandez, Tçuameni, Rabio, Grizman, Dembele, Mbape, Zhiru.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit