Shtohet prezenca e KFOR-it në Jarinjë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.12.2022, 14:12

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke patrulluar dhe ka shtuar numrin e trupave në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë.

KFOR, para disa ditësh, ka bërë të ditur se ka përforcuar pranin në veriun e Kosovës me trupa dhe patrullime shtesë.

Sot është paralajmëruar në afërsi të Jarinjës, një takim me “qëllim të zhbllokimit të kalimit për serbët e Kosovës”, shkruan Kossev.

Gjithashtu, KFOR ka bërë thirrje që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ndërkaq, për ditën e dielën të 18 dhjetorit, është raportuar mbajtja një e proteste nga ana serbëve, në pikën kufitare në Jarinjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit