“Qeveria greke e shpall Skënderbeun hero kombëtar grek”/”Detin dhe Himarën na e morën, alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.12.2022, 11:06

Në mesazhin e qeverisë greke për Festat Kombëtare, u deklarua se Skënderbeu ishte “hero kombëtar i të dy vendeve”. Diplomati dhe shkrimtari i njohur Shaban Murati ka bërë një shkrim në lidhje me këtë mesazh. Ai me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale analizon diplomacinë greke, duke thënë se Greqia për herë të parë e shpall Skënderbeun hero kombëtar, ndërsa këtë mesazh kanë zgjedhur ta jepnin për Festën Kombëtare të Shqipërinë me anë të ministrit të Jashtëm Nikos Dendias. Shabani shkruan se në kohën kur Greqia jep këtë mesazh, hesht diplomacia shqiptare, qeveria shqiptare, akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist.

“Greqia detin na e mori. Mori edhe Himarën. Tani na mori edhe Skënderbeun. Alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh. Nuk jemi para një lajthitje të një historiani apo të një rapsodi popullor grek. Është ministri i jashtëm grek, që e shpall qendrimin zyrtar se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Ndërkaq hesht diplomacia shqiptare, hesht qeveria shqiptare, hesht Akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist. Qeveria dhe institucionet zyrtare shqiptare janë të lumtura që “marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera”, pavarësisht nga çmimi i humbjes së integritetit territorial tokësor dhe detar dhe i humbjes së historisë kombëtare. Fundja le të sakrifikohet edhe Skënderbeu për hir të integrimit me Greqinë” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Shaban Muratit:

Qeveria greke e shpall Skënderbeun “hero kombëtar grek”

Lavdinë dhe emrin e Skenderbeut janë përpjekur gjatë shekujve e deri në ditët tona ta përvehtësojnë shumë vende ballkanike, duke pretenduar se i përket këtij apo atij populli tjetër ballkanik. Por nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e një shteti tjetër ballkanik ta shpallë zyrtarisht Skënderbeun hero kombëtar të shtetit të vet. Për herë të parë ndodh kjo nga qeveria greke, e cila e shpalli tani Skënderbeun “hero kombëtar grek”.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtëme të Greqisë në datën 30 nëntor 2022 është botuar mesazhi i urimit që ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i çon ambasadores së Shqipërisë në Athinë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Në mesazh thuhet tekstualisht: “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”.

Është hera e parë që Athina zyrtare, qeveria greke, shpall se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Dendias ia transmeton qeverisë së Shqipërisë në rrugë diplomatike verdiktin e ri historik grek për Skënderbeun si qendrim zyrtar grek dhe si fakt të kryer. Diabolizmi diplomatik grek jo rastësisht ka zgjedhur Festën Kombëtare të Shqipërisë për ta njoftuar vendimin grek.

Ajo, që duhet të tërheqë vëmendjen, është fakti që pretendimin zyrtar e shpall shefi i diplomacisë greke, i cili në këtë rast nuk bën histori, por bën diplomaci. Qëllimisht është zgjedhur ministri i jashtëm të zyrtarizojë publikisht pretendimin se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Nuk ka shpallur deri tani Greqia dhe qeveria greke se heroi kombëtar i Rusisë, heroi kombëtar i Serbisë apo heroi kombëtar i Bullgarisë është edhe hero kombëtar grek. Duke e thënë vetëm për Skënderbeun e Shqipërisë, ministri i jashtëm grek bën diplomaci me qitje të largët ndaj Shqipërisë. Diplomacia greke synon që t’i japë historisë së Shqipërisë, kombit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar, statusin e pronësisë së përbashkët të të dy shteteve.

Diplomacia greke punon me strategji afatgjata në drejtim të Shqipërisë. Në sirtarin e saj ndodhet projekti i vjetër dhe i ri i aneksimit gradual të Shqipërisë, i formësuar qysh para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me marrëveshjen e krijimit të federatës Greqi-Shqipëri të nënshkruar nga përfaqësues të të dy palëve në vitin 1907.

Greqia detin na e mori. Mori edhe Himarën. Tani na mori edhe Skënderbeun. Alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh. Nuk jemi para një lajthitje të një historiani apo të një rapsodi popullor grek. Është ministri i jashtëm grek, që e shpall qendrimin zyrtar se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Ndërkaq hesht diplomacia shqiptare, hesht qeveria shqiptare, hesht Akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist.

Qeveria dhe institucionet zyrtare shqiptare janë të lumtura që “marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera”, pavarësisht nga çmimi i humbjes së integritetit territorial tokësor dhe detar dhe i humbjes së historisë kombëtare. Fundja le të sakrifikohet edhe Skënderbeu për hir të integrimit me Greqinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit