Aksident i rëndë në Veles: Humb jetën 11-vjeçari, nëna me lëndime të rënda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.12.2022, 11:00

Një 11-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa nëna është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Veles.

Siç raporton skopjeinfo.mk, aksidenti ka ndodhur në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës Vasil Glavinov.

Sipas informacioneve fillestare drejtuesi i veturës është arratisur nga vendi i aksidentit.

Jozyrtarisht, në vendin e aksidentit janë gjetur targat e automjetit, ndërsa policia është në kërkim të autorit të aksidentit trafiku.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe më shumë informacione priten gjatë ditës së nesërme, por tashmë në rrjetet sociale flitet për aksidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit