Ishte me dokumenta false, arrestohet 53-vjeçari shqiptar në doganën maqedonase

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.12.2022, 10:43

Në vendkalimin kufitar Dellçevë, zyrtarë policorë nga stacioni policor i vendkalimit kufitar në Maqedoninë e Veriut kanë ndaluar 53-vjeçarin L.M. nga Republika e Shqipërisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se dokumenti i udhëtimit që ka paraqitur ishte i falsifikuar.

Sipas mediave vendase, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin transportohej, u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia.

53-vjeçari është dërguar në komisariatin më të afërt ku dhe është marrë në pyetje, ku ka pranuar se dokumentet ishin të falsifikuara dhe se i kishte marrë nga një person nga Shqipëria kundrejt një shume të caktuar parash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit