Largimi i të rinjve drejt vende të BE-së për një jetë të mirë, ka vendosur në vështirësi bizneset vendase. Pashko Smaçi, prej 7 vitesh drejton një fabrikë tullash në qytetin e Lezhës, ai thotë se përveç krizës makineritë po qëndrojnë të fikura pasi mungojnë specialistët që t’i vendosin ato në punë. Mungesa e fuqisë punëtore rrezikon që të falimentojë biznesin 30 vjeçar të tullave.
“Mungon specialisti, mekaniku, elektricisti, saldator, këto janë më të domosdoshmit në fabrikën tonë. Ne kemi kërkuar këtu njëherë në tregun tonë të brendshëm, më pas do të hidhemi në Kosovë. Nëse do të dështojmë edhe atje do t’i drejtohemi tregut ndërkombëtarë.”– shprehet Pashko Smaçi.
Sipas T.Ch, Dëshir Gjetja, ndryshe nga Pashko ka vepruar më shpejt për të zëvendësuar fuqinë punëtore. Në fabrikën e konstruksioneve metalike të Lezhës, si fillim ai ka punësuar 10 shtetas indianë. Ai thotë që nuk ishte dëshira e tij që të punësonte indianet, por qe nevoja ajo që e hodhi në tregun e punëtorëve ndërkombëtarë.
“Kemi marrë punëtorë të huaj që nga janari, pasi pati një fluks te largimit të punëtorëve ne vendet evropiane. Ne kemi marrë 10 indianë punëtorë. Ka premisa qe do të shtojmë edhe indianë edhe shqiptarë i mirëpresim që të mos na ikin, ata e kanë vendi e parë në punë.“- shprehet Dershir Gjetja.