Një djalosh 15-vjeçar pasi ka shkuar me urgjencë në spital ka zbuluar se në zorrë i kishte mbetur një fishë karikimi USB dhe një lidhëse flokësh.
Djali nga Diyarbakir Turqi shkoi me prindërit në spital pasi ankohej për të përziera dhe dhimbje stomaku. Një rreze X zbuloi fishën e cila kishte mbetur në zorrë.
Në Spitalin Universitar Firat në Elazig, një mjek specialist vendosi t’i bënte një procedurë endoskopie për të hequr nga kabllon.
Doktori tha se procedura ishte e vështirë pasi njëra skaj i fishës kishte kaluar në zorrën e hollë. Pasi mjekët hoqën fishën USB ata zbuluan edhe një lidhëse flokësh u brenda zorrëve të djalit.
Mbetet e paqartë se si dhe pse i ka konsumuar këto objekte djali 15-vjeçar. Pas operacionit ai shkoi në shtëpi dhe tani ndihet më mirë.